LAJMI I FUNDIT:

Grafite të reja në shtëpitë e zyrtarëve të LSDM-së (Video)

Grafite të reja në shtëpitë e zyrtarëve të LSDM-së (Video)

Gardhe të shkarravitura dhe mbishkrime ofenduese. Tanimë dy ditë zyrtarët e LSDM-së ballafaqohen me mesazhe të këtilla në shtëpitë e tyre. Policia konfirmoi se në Kumanovë me problem të këtillë është ballafaquar edhe ish ministri i brendshëm Oliver Spasovski.

“Më 27.02.2017 në stacionin policor të Kumanovës është denoncuar se në rrugën “Ratko Mitroviq” në afërsi të shtëpisë së O.S, zyrtar në LSDM, një autor i panjohur ka shkruar grafit me përmbajtje ofenduese në emrin e tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, bëjnë me dije nga MPB-ja.


Mbishkrime të këtilla janë gjetur edhe para shtëpisë së Petre Shilegovit i cili rastin e publikoi në rrjetin social Facebook.

“Në Maqedoni kemi bandë kriminale me njerëz të çoroditur me fuqi të përcaktuar politike. Të kapur në vepër. Në kriminalitet. Në përpjekjen që të shpëtojnë nga përgjegjësia, janë të gatshëm të bëjnë çmos”, – ka shkruar në llogarinë e tij në fejsbuk Petre Shilegov.

Sipas gjeneralit në pension, Blagoja Markovski, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës së ashpërsuar dhe të papërgjegjshme të politikanëve.

Markovski pret që situata të qetësohet pasi presidenti Ivanov të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re./Telegrafi/