Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot nuk do të jetë i qetë pasi nëpër Shkup janë shkruar grafite ofenduese për të, ku i përmendet edhe burgu i Idrizovës, apo ndryshe siç quhet ''Shutka'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në grafitet nëpër Shkup shkruhet ''Mos u shqetëso Grujo se përderisa është Nirvana, harxhimet e rrugës deri në Shutkë do t'i paguaj Boneva Silvana''.


Në këtë grafit përmendet edhe ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva, e cila njihet për harxhimet e rrugës që i merr si kompensim nga shteti për vajtje-ardhjet në punën e Kuvendit të Maqedonisë. Ndërsa emri i grupit ''Nirvana'' përmendet për arsye se Gruevski njihet si fans i rok grupit legjendarë./Telegrafi/

grujo-silvana