LAJMI I FUNDIT:

Grafite fyese dhe përçarëse, prokuroria hap hetim ndaj rastit në fshatin Bërnicë

Grafite fyese dhe përçarëse, prokuroria hap hetim ndaj rastit në fshatin Bërnicë

Në Bërnicë e Poshtme në Komunën e Prishtinës, pos shqiptarëve, në këtë fshat rreth 8 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, jetojnë edhe banorë nga komuniteti serb.

Por, ditëve të fundit aty janë shkruar mesazhe e grafite fyese dhe përçarëse edhe për serbët por edhe shqiptarët.


Banorët që jetojnë së bashku këtu nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave thanë se nuk kanë probleme mes veti.

Tash e disa ditë, në disa shtëpi të pabanuara në fshatin Bërnicë janë venë disa mbishkrime, të cilat në përmbajte kanë elemente nxitëse e përçarëse.

Policia e Kosovës ka intervistuar banorët, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar apo dyshuar për këtë vepër.

Serbia dhe një zemër në mes Kosovës, është vetëm një nga grafitet e që duket se pjesa tjetër është kundërpërgjigje ndaj tyre, të cilat janë shkruar disa në rrugë e disa në këtë shtëpi të pabanuar.

Për gjithë këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

“Prokurori kujdestar është lajmëruar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të njëjtit, është iniciuar rast për hetime, në drejtim të veprës penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit. Janë udhëzuar policia për mbledhjen e provave për këtë çështje”, ka thënë Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar për këto mbishkrime, derisa nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori