LAJMI I FUNDIT:

Grafikë më e fuqishme në iMac?

Grafikë më e fuqishme në iMac?

Së shpejti pritet prezantimi i gjeneratës së re të kompjuterëve të Apple, ndërsa në kuadër të sistemit operativ Snow Leopard (10.6.7) janë paraqitur disa lajmërime për nënsistemin grafik.

Apple që në versionin e fundit, MacBook Pro, filloi shfrytëzimin e çipave të grafikës AMD, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme, ashtu do të ndodhë edhe me iMac.

Në përditësimin e sistemit operativ është zbuluar edhe mbështetja për çipat grafikë AMD të gjeneratës Radeon HD 5000 dhe HD 6000, mes të cilëve më i fuqishmi është Radeon HD 6970.


Askund nuk përmenden procesorët grafikë të Nvidias, ndërsa përditësimi i përmendur i OS ofron edhe stabilitet më të madh dhe përmirëson disa probleme me lidhjen e monitorëve të jashtëm të pranishëm në modelet e reja të MacBook Pro. /Telegrafi/