Ish-deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri dhe Sabri Hamiti kanë thënë se nuk e dinë nëse Driton Çaushi ka hedhur gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në seancën e 10 gushtit 2016.
Ndërsa, ndaj ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci është lëshuar urdhëresë që të sillet me forcë në gjykatë pasi ka munguar në seancën e së martës në cilësinë e dëshmitarit.
Deklarimet e Beqirit dhe Hamitit janë dhënë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi po akuzohet për përdorim të mjetit të rrezikshëm si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ish-deputeti Ismet Beqiri ka thënë se nuk i kujtohet rasti pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe ka pasur shumë seanca të tilla.
Ai ka thënë se nuk e ka parë nëse Çaushi ka hedhur gaz lotsjellës në Parlament.
“Është e vërtet që ka pasur shumë seanca, por mund të ketë qenë edhe ajo seancë, por konkretisht nuk e kam parë të akuzuarin duke hedhur gaz lotsjellës”, tha dëshmitari Beqiri.
Edhe ish-deputeti tjetër i LDK-së, Sabri Hamiti, ka thënë se nuk i kujtohet nëse e ka parë të njëjtin duke hedhur gaz lotsjellës.
Hamiti ka kërkuar që kurrë mos të ftohet më nga gjykata.
Kurse, në seancën e së martës nuk ka prezantuar dëshmitari Adem Grabovci, për të cilin gjykatësja e rastit Lumnije Krasniqi ka thënë se ndaj të njëjtit do të lëshohet urdhër për sjelljen me detyrim.
Ndërsa, me fillim të kësaj seance është dhënë fjala hyrëse nga prokurori Blerim Igrishta, i cili ka thënë se gjykatës i ka ofruar prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se i akuzuari Çaushi është kryerës i veprave penale të përshkruara në aktakuzë.
Tutje, ai ka thënë se kjo do të vërtetohet me dëshminë e dëshmitarëve, të cilët sipas tij do të dëshmojnë se ditën kritike tani i akuzuari Çaushi ka përdorur në ambientin e Kuvendin e Kosovës gazin lotsjellës i cili ka pamundësuar mbajtjen e seancës nga tymi i cili është shkaktuar.
Kurse, i akuzuari Çaushi në fjalën hyrëse ka thënë se nuk e ndien vetën fajtor për veprat për të cilat po akuzohet.
Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet më 23 shtator 2021.Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 mars 2018 ka ngritur aktakuzë ndaj Driton Çaushit sepse ka përdorur armën në kundërshtimin me ligjin e zbatueshëm për armë, ashtu që më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka qenë pjesëmarrës i akuzuari, në cilësinë e deputetit të Lëvizjes së VV, ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë me çka ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për Armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.
Me këto veprime prokuroria e ngarkon atë me veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375 par.1 të KPPK-së. Prokuroria gjithashtu e ngarkon Çaushin edhe me veprën penale “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, nga neni 409 par.1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Çaushi në vendin dhe kohën e lartcekur, gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtar- dëshmitarin Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe dëshmitarët- deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti etj, në kryerjen e detyrave zyrtare, me ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Vijon sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë

Shqelma, grushte e kapje për flokësh – përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë