LAJMI I FUNDIT:

Grabitet me armë një market në Kavajë

Grabitet me armë një market në Kavajë

Një market ra pre e grabitësve pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Kavajës.

Raportohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit, autori i dyshuar arriti të marrë xhiron ditore të dyqanit dhe më pas u largua.


Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa mbetet e paqarta sa para ka mundur të marrë grabitësi.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila punon për të identifikuar autorin e dyshuar dhe për kapjen e tij.

“Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, tha policia e Kavajës në një informacion paraprak për mediat./TV Klan/