Grabitësit sulmojnë zyrtarët policor me armë zjarri në Gjakovë, tre persona në arrati

Njësitet policore, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë përfshirë në një përleshje me katër persona të maskuar, përderisa këta të fundit kishin thyer një dyqan.
Sipas një komunikate për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bunjajt”, rreth orës 02:00.
Në komunikatë thuhet se njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprimet policore me qëllim të parandalimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Mirëpo, të dyshuarit në momentin kur kanë vërejtur njësitet policore kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes
“Njësitet policore gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë, kanë vërejtur një rast të vjedhjes në progres. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprimet policore me qëllim të parandalimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, por të dyshuarit në momentin kur kanë vërejtur njësitet policore kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes. Patrulla policore me qëllim të parandalimit të ikjes ka ndërmarrë veprimet operacionale policore për ta parandaluar ikjen e të dyshuarve me veturën e tyre, me ç ‘rast personat e dyshuar në shenjë rezistimi gjatë ikjes e godasin automjetin zyrtar, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore zyrtarëve policorë si dhe e kanë dëmtuar veturën zyrtare. Të dyshuarit duke vërejtur masat e ndërmarra nga njësitet policore duke iu pamundësuar ikjen me automjetin, të njëjtit kanë dalë nga automjeti i tyre dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Ndërkaq, siç thuhet në komunikatë në ndjekje e sipër në rrethana mjaft të rrezikshme zyrtarët policorë pas dy kilometrash kanë arritur ta ndalojnë dhe njëherit kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit, tre të tjera janë arratisur.
“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje dhe në realizim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, iu janë kundërpërgjigjur sulmeve me armë zjarri dhe njëkohësisht kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar. Në ndjekje e sipër në rrethana mjaft të rrezikshme zyrtarët policorë pas dy kilometrash kanë arritur ta ndalojnë dhe njëherit kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit (M.R. kosovar/shqiptar i lindur 1991), ndërsa tre persona tjerë të dyshuar gjenden në arrati dhe në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.
Sipas policisë, të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme materiale, si dhe kanë konfiskuar automjetin e përdorur nga ana e të dyshuarve.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i arrestuar është ndaluar, përderisa hetimet intensive po vazhdojnë në kërkim të të dyshuarve tjerë. Vlen të potencohet se policët e lënduar tek pas përfundimit të aksionit policor kanë marrë trajtimin mjekësor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, pavarësisht nivelit të rrezikshmërisë, me qëllim të garantimit të sigurisë, si dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve të saj”, thuhet tutje në komunikatën e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Njëqind vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, ITSHKSH promovoi pullë postare në nder të tij

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet