LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, 5.500 pacientë janë trajtuar nga coronavirusi

Gostivar, 5.500 pacientë janë trajtuar nga coronavirusi

Nga fillimi i pandemisë e deri në muajin që lam pas në Gostivar janë trajtuar 5.500 pacientë për koronavirus, pjesa më e madhe e tyre në kushte ambulatore, kurse mbi 700 janë trajtuar me ditë të tëra deri në shërimin e tyre të plotë. Më të rënda kanë qenë muajt e fundit të vitit të kaluar dhe muajt e para të këtij viti.

“Nga fillimi i krizës me virusin korona në repartin tonë nga muaji mars 2020 deri në mujain maj 2021 janë shëruar 702 pacientë. Sipas muajve, numri më i madh i pacientëve ka qenë muaji gusht 2020 me 63 pacientë dhe shtatori me 47 pacientë, pastaj nëntori dhe dhjetori me 75 gjegjësisht 98 pacientë. Në vitin 2021 muaj më të rënda dhe me më shumë pacientë kanë qenë muaji mars me 65 pacientë dhe prilli me 68 pacientë. Në ambulantë janë trajtuar 2.808 pacientë për vitin 2020, kurse gjatë vitit 2021 deri në fund të majit janë trajtuar 1.992 pacientë. Në nivel të Gostivarit janë testuar 8.081 persona në Qendrën për Shëndet Publik, kurse në Laboratorinë e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit janë realizuar 1.350 teste të shpejta”, deklaron Ratko Naumoski – Udhëheqës i Repartit Infektiv në Gostivar.


Rasti i parë me koronavirus në Gostivar u regjistrua me 19 mars të vitit 2020 dhe që atëherë në territorin e Gostivarit jetën nga SarsCov-2 e kanë humbur 247 persona.

“Raste aktive aktualisht në Gostivar ka 24, kurse nga fillimi i krizës e deri në përfundim të muajit maj të këtij viti kemi pasur 247 raste të vdekjeve. Rasti i parë është regjistruar me 19 mars 2020. Gjithsej të infektuar ka pasur 5.171pacientë, kemi 4.900 pacientë të shëruar”, deklaron më tej Naumoski.

Situata ditëve të fundit sikurse në nivel shteti edhe në Gostivar është stabilizuar dhe aktualisht në kushte spitalore trajtohen vetëm dy pacientë.

“Pacientë të cilët trajtohen me sëmundjen covid, janë vetëm në Repartin Infektiv, ndërsa KovidQendrat e tjera në Spital i kemi mbyllur thuajse 15 ditë. Deri sot në repartin Infektiv kemi pasur tre raste, njërin e kemi lëshuar po ashtu sot në shtëpi dhe kemi vetëm dy pacientë të cilët janë në gjendje përgjithësisht më të lehtë”, tha Naumoski.

Mjekët i gëzohen faktit që popullata ngadalë po i kthehet normalitetit, ndërsa numri I tyre që drejtpërdrejtë kanë kontribuar në trajtimin e personave me koronavirus në Gostivar, ka qenë shumë i madh.

“Si mjek tani jemi më të qetë dhe nuk i gëzohemi asaj se ne do të kemi më pak punë, por i gëzohemi asaj se popullatën e kemi të shëndoshë, kjo është më e rëndësishmja për mjekët dhe personelin shëndetësor. Do të doja të falenderoj të punësuarit në Repartin Infektiv, mjekun Enes Memeti, specializantët të gjithë, motrat medicinale, motrën kryesore, teknikët. Puna jonë është e multidiciplinuar dhe ne gjatë kësaj pandemie së bashku kemi punuar me Laboratorinë e Përgjithshme, me Kabinetin e Rentgenit dhe Qendrën për Shëndet Publik, prandaj edhe atyre shumë faleminderit dhe pa mos i harruar edhe vozitësit nga parku vozitës i Spitalit të cilët në çdo rast na janë gjendur pranë”./GLOBI/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori