LAJMI I FUNDIT:

Goshev: Shuma të mëdha dalin nga Maqedonia çdo vit

Goshev: Shuma të mëdha dalin nga Maqedonia çdo vit

Kjo që po na ndodh meriton një shpërthim të pakënaqësisë, meriton pakënaqësi e cila do ta fshijë këtë qeveri nga vendet e tyre të uzurpuara, do ti largojë, do ti fryjë si erë dhe do ti parandalojë ti bëjnë këto dëme ndaj Maqedonisë, ka deklaruar Petar Goshev në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për hulumtimet gazetareske të lidhura me dokumentet e Panamasë, Goshev thotë se ato shuma që hyjnë ose dalin nga Maqedonia nga dhe drejt atyre vendeve, nuk kanë qenë shuma të mëdha, por kjo aspak nuk do të thotë që edhe korrupsioni, paratë e trafikuara dhe paratë e vjedhura nga Maqedonia nuk korrespondojnë me ato shuma të vogla.


„Përkundrazi, ka tregues tjerë të cilët flasin që shuma të mëdha nga Maqedonia derdhen jashtë Maqedonisë çdo vit si para që nxirren në mënyrë të paligjshme jashtë Republikës së Maqedonisë. Ju e keni të njohur atë raport vjetor të Global Financial Integrity. Aty kishte një vlerësim se nga viti 2004 deri në vitin 2013, për 10 vite, janë derdhur më tepër se 5 miliardë dollarë, ose mesatarisht nga 516 milionë dollarë në vit. Në këto vende ka para nga Maqedonia. Këto shuma që shfaqen janë minimale në krahasim me ato realet. Kështu që, çështja është tërësisht e hapur. Ata shuma të mëdha të cilat i përmend Global Financial Integrity duhet të hulumtohen, ndërsa këto derdhje të mëdha parash ndodhin për shkak se sistemi i tërësishëm juridik-ekonomik është jo funksional, korruptues, fshehin të gjithë mekanizmat e kontrollit gati se në të gjithë nivelet, dhe Maqedonia është një rast i tillë“ – thotë Goshev.

Sipas Ligjit për parandalim të larjes së parave, bankat kanë obligim ta informojnë agjencinë përkatëse për çdo transaksion të dyshimtë dhe ata kanë obligim ta hetojnë, shton Goshev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori