LAJMI I FUNDIT:

Gorani tregon se iu bashkua Vetëvendosjes, pasi dështoi të krijojë parti të re

Gorani tregon se iu bashkua Vetëvendosjes, pasi dështoi të krijojë parti të re

Analisti Dukagjin Gorani, që sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se ka nderin që është, tashmë, pjesë e Vetëvendosjes.

“Kam nderin që të jem anëtar i Vetëvendosjes, për ata ka qenë më vështirë sesa për mua që të jem aty”, ka thënë Gorani, teksa ka shtuar se njerëzit po bashkohen në Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve dhe bindjeve, transmeton Koha.net.


Gorani ka pranuar se ka provuar të krijojë një parti të re, por që ka dështuar të mbledhë njerëz për këtë punë.

“Nuk kam mundur të gjej njerëz”, është shprehur ai në “Interaktiv” të KTV-së, duke shtuar se nuk ka lënë njeri në skenën politike, me të cilin nuk ka diskutuar për krijimin e partisë.

Gorani ka treguar se partia të cilën ka tentuar ta krijojë, do të ishte libera-demokrate apo një e majtë e zbutur, por që nuk do të dallonte nga Vetëvendosja.

Zgjedhja e Vetëvendosjes nga Gorani ka ndodhur, sepse ai e ka parë atë si të vetmën organizatë që ka vendosur t’i bëjë ballë dhe të kundërshtojë gjatë këtyre viteve kulturën politike në Kosovë.

“Vetëvendosja është e vetmja organizatë që është e vendosur që të rezistojë, në skenën e sotme politike, besoj se te Vetëvendosja ekziston një potencial për ndryshim modeli, vetëvendosjes i duhet përkrahje dhe ndihmë. Kundërshtimi ka ardhur vetëm prej Vetëvendosjes, nëse ka tjetër më tregoni”, ka shtuar Gorani, duke thënë se AAK dhe Nisma janë aktivizuar vetëm së fundmi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori