LAJMI I FUNDIT:

Google zbulon pa dashje se kur lansohet Ford Mustang Shelby GT500 (Foto)

Google zbulon pa dashje se kur lansohet Ford Mustang Shelby GT500 (Foto)

Modeli i ri nga Mustang, duket se do të vijë më shpejt se që është pritur.

Sipas lajmeve të fundit, ky Ford do të vijë në vitin 2017, megjithëse nuk ka asgjë të vërtetuar, transmeton Telegrafi.


E tëra është bazuar në një lëshim që ka bërë Google, kur duke kërkuar ‘gt500’ është hapur linku që shfaq ‘Ford Mustang Shelby 2017’.

Megjithatë, nuk ka hapur ndonjë dokument që tregon lajm konkret, ndërsa pas pak kohe është hequr nga ueb-faqja.

Zyrtarë të kompanisë nuk kanë bërë të ditur asgjë për këtë rrjedhje apo lëshim, teksa nuk kanë komentuar për risitë e modelit.

Deri në lansimin e tij, na mbetet t’i shohim vetëm fotografitë, ku shihet i kamufluar gjatë kohës së testimit në rrugë. /Telegrafi/