Më herët thuhej se Google Play Store 4.4 do të lëshohej në të njëjtën kohë me Android 4.4 Kit Kat, ndërsa pritet që Kit Kat të lëshohet javën e ardhshme bashkë me modelin e ri të telefonit të Google, Nexus 5.

Dyqani i ri i Google Play Store vjen me specifika dhe navigim të ri, ndërsa versioni i përditësuar i këtij dyqani tani është në dispozicion për shkarkim nga pajisjet mobile që bazohen në Android.


Në rast se nuk do të arrini ta merrni versionin e ri të Google Play Store nga telefoni ose tablet ii juaj Android, atëherë atë mund ta shkarkoni nga linku i publikuar i blogut të famshëm - Android Police.

Përveç kësaj risie të pritur, përdoruesit e platformës më të madhe mobile tashmë janë në pritje edhe të debutimit të Android 4.4 Kit Kat dhe Google Nexus 5, të cilat do të vijnë në ditët e fundit të këtij muaji. / Telegrafi /