LAJMI I FUNDIT:

Google i shtohet klubit të kompanive që vlejnë triliona dollarë

Google i shtohet klubit të kompanive që vlejnë triliona dollarë

Kompania kryesore e gjigantit të kërkimeve në internet Google, Alphabet arriti për herë të parë vlerën prej një trilion dollarë në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që arrin një nivel të tillë.

Aktualisht Apple është kompania më e vlefshme në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë tregu prej 1.4 trilion dollarë, ndërsa Microsoft vlen gati 1.3 trilion. Kjo është gjithashtu hera e parë që tre kompani amerikane vlejnë të paktën një trilion dollarë në të njëjtën kohë, përcjell Telegrafi.


Megjithatë për momentin, kompania më e vlefshme në planet është gjiganti i naftës Saudi Aramco, i cili muajin e kaluar deklaroi se kishte tejkaluar objektivin e saj prej dy trilionë dollarë dhe aktualisht vlen 1.8 trilion dollarë.

Apple po shkon drejt vlerës së dy trilionë dollarëve
Lexo po ashtu Apple po shkon drejt vlerës së dy trilionë dollarëve

Nga ana tjetër, në radhët e gjigantëve të tjerë botëror, Amazon që tani vlerësohet me rreth 930 miliardë dollarë, ishte firma e dytë amerikane që arriti ndonjëherë nivelin e një trilion dollarëve në muajin shtator 2018. Por, në atë kohë, Apple ishte përsëri e vetmja kompani me një vlerësim tregu më të lartë se një trilion dollarë.

Bota ka kompaninë e parë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë – dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë
Lexo po ashtu Bota ka kompaninë e parë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë – dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë

Por përveç kompanisë në fjalë, edhe pjesa tjetër e sektorit të teknologjisë, si dhe tregu i gjerë, po rritet shumë falë optimizmit në lidhje me fazën e parë të marrëveshjes tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, si dhe fitimeve të forta të tremujorit të katërt në shumë nga bankat më të mëdha. /Telegrafi/