LAJMI I FUNDIT:

Google Play Store mund të heq përmbledhjen e lejeve të aplikacioneve për shkak të sistemit të ri të Sigurisë së të Dhënave

Google Play Store mund të heq përmbledhjen e lejeve të aplikacioneve për shkak të sistemit të ri të Sigurisë së të Dhënave

Në maj të vitit të kaluar, Google prezantoi një sektor të ri të Sigurisë së të Dhënave për aplikacionet e listuara në Play Store.

Një veçori e cila ka filluar të shfaqet në aplikacionet e listuara gjatë prillit të këtij viti, një veçori e re e cila do të jetë e detyrueshme për të gjitha aplikacionet duke filluar nga 20 korriku.


Sektoret e reja të informacioneve mbi Sigurinë e të Dhënave kanë filluar të shfaqen në aplikacionet e listuara në Play Store, dhe ka diçka që është pak shqetësuese, transmeton Telegrafi.

Domethënë duket se dritarja e re e informacioneve duket se po e zë vendin e përmbledhjes së lejeve të aplikacioneve që e kishin të gjitha aplikacionet në Play Store.

Nëse kjo tingëllon pak konfuze, ja pse duhet që të keni kujdes. Çdo aplikacion i listuar në Play Store tradicionalisht ka një përmbledhje të lejeve që kërkohen nga sistemi i sistemit operativ Android.

Gjëra që variojnë nga ato gjëra të mira dhe të dukshme, si qasja në rrjet e deri tek shumë gjëra potencialisht të rrezikshme dhe të ndjeshme si për shembull qasja tek kontaktet, sistemi i dokumenteve të telefonit ose të dhënat e vendndodhjes.

Kjo listë gjenerohet automatikisht nga vet Google duke skanuar dokumentet e aplikacionit të zhvilluesit pas paraqitjes në Play Store. Prandaj asgjë nuk mund t’i fshihet ose hiqet qëllimisht përdoruesit.

Në anën tjetër, sektori i ri të Dhënave të Sigurisë është i tëri i mbushur nga zhvilluesit. Google ka një ndërfaqe në panelin e zhvilluesve në Play Store që liston një sërë llojesh të të dhënave personale dhe të pajisjes që zhvilluesi duhet t’i kalojë dhe t’i zbulojë nëse dhe se si po trajtohen ato nga aplikacione i tyre. /Telegrafi/