LAJMI I FUNDIT:

Google Offers, si kundër-përgjigje për Groupon

Google Offers, si kundër-përgjigje për Groupon

Google është duke përgatitur lansimin e shërbimit të quajtur Google Offers, me të cilin synon të rivalizojë me Groupon të cilin kishte shfaqur interesim ta përvetësojë para pak kohësh.

Google është duke përgatitur lansimin e shërbimit të quajtur Google Offers, me të cilin synon të rivalizojë me Groupon të cilin kishte shfaqur interesim ta përvetësojë para pak kohësh.

"Google Offers është një produkt i ri i cili do t’i ndihmojë konsumatorëve potencial të gjejnë oferta të mira në zonën e afërt, përmes emailit, të cilin ata do ta pranojnë çdo ditë" thuhet në dokumentin të cilin e posedon Mashable.

Google Offers duket dhe funksionon ngjashëm sikurse Groupon ose LivingSocial.


Në këto shërbime, konsumatorët potencial pranojnë emaila të përditshëm për ofertat e volitshme të cilat mund t’i gjejnë në afërsi. Pasi që të njoftohen për ofertën, ata kanë mundësi që brenda një afati të caktuar të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar.

Mirëpo, me Google Offers ata edhe do të shpërblehen me shuma të caktuara, pasi që të arrijnë një shumë të konsiderueshme të blerjeve. / Telegrafi /