Google e teston dizajnin e ri

Një përfaqësues i kompanisë Google e ka konfirmuar se gjiganti i kërkimit në internet është duke i bërë disa teste, sa i përket pamjes së faqes së kërkimit.
Siç edhe mund ta vëreni më poshtë, pamja e re, e ri-dizajnuar e Google përfshin disa ngjyra të cilat e kanë nga një kuptim të caktuar.
Ndryshimet më të mëdha në versionin e ri të faqes, të cilën mund ta shohi vetëm disa përdorues të zgjedhur të Google, vërehen me hapësirën e cila e ndan secilin rezultat të kërkimit.
Gjithashtu, në pamjen e re e cila për momentin është vetëm test, shihet më shumë distancë mes rezultateve, e cila është me prapavijë të bardhë, dhe në të njëjtin vend, rezultatet ndahen me një vijë nga njëra tjetri. / Telegrafi /
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































