LAJMI I FUNDIT:

‘Goodbye, adiós and ciao’ – evropianët i thonë lamtumirë Mbretërisë së Bashkuar

‘Goodbye, adiós and ciao’ – evropianët i thonë lamtumirë Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte zotuar se Brexiti do ta “zgjidh” Britaninë, por paralajmëroi se do të ketë “më shumë rrugë me gunga”, derisa ajo tashmë është jashtë BE-së.

Pas 47 vjetësh në familjen e BE-së, një Britani e ndarë largohet për një të ardhme të pasigurtë.


Këtu i keni disa nga shkrimet përshëndetëse të disa nga shteteve anëtare të BE-së:

Itali, Carlo Rovelli, fizikant teorik

Kjo dërgon një mesazh të errët në planet

“Ajo që më shqetëson zemrën është se Britania duke lënë projektin evropian, la një mesazh të errët që Brexit i jep të gjithë planetit: çdo komb për veten e tij, në vend që të bashkëpunojë për të mirën e përbashkët; gjithkush që bën rregullat e veta, në vend që të kërkojë terren të përbashkët; çdo grup që garon me të tjerët, në vend që t’i zgjidhë problemet e përbashkëta së bashku.

Brexit është një hap në drejtim të shpërbërjes, përçarjes, konfrontimit; një rrugë që është dëshmuar në mënyrë dramatike të rrezikshme aq shumë në të kaluarën. Në vend që të çmonte kontributin e tij unik në civilizimin global dhe ta çonte planetin drejt pranimit se ne jemi një familje e madhe, e brishtë, Britania dërgon një mesazh të fuqishëm të errësirës.

Neve na duhet vëllazërimi – të bashkohemi, të mos ndahemi. Çështja e vërtetë nuk është avantazhi afatshkurtër ose afatmesëm ekonomik: është se çfarë lloj njerëzimi të ardhshëm po ndërtojmë. Si shkencëtar, si italian, por mbi të gjitha si qenie njerëzore, jam i trishtuar thellë”.

Spanjë, Berna González Port, autore

Çfarëdo që të thotë Brexit, për mua është emocionuese

“Herën e fundit kur udhëtova për në Londër, u kaplova nga e njëjta ndjenjë dobësie që marrim kur hyn në Shtetet e Bashkuara, kur agjentët doganorë ju pyesin për planet tuaja për vizitë. Ne ishim të armatosur me asgjë më shumë se bileta për një muzikant dhe ekspozitën Da Vinci në Galerinë Kombëtare. Pyetjet “cilat janë planet tuaja, vetëm turizmi apo diçka tjetër”? la një ndjenjë shqetësuese.

Çfarëdo që të thotë Brexit për historinë e Evropës, është emocionuese për mua, një spanjolle nga Santander. Anglia ishte ai vend modern, i përparuar i fëmijërisë time, sa unë e admiroja në krahasim me prapambetjen e Spanjës, e cila në ato ditë ishte akoma jashtë Evropës. Kam frikë në pasojat e këtij ndryshimi të rolit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori