LAJMI I FUNDIT:

Me gomone nga Franca në Angli, 9 shqiptarë shpëtohen nga mbytja

Me gomone nga Franca në Angli, 9 shqiptarë shpëtohen nga mbytja

Nëntë emigrantë shqiptarë u shpëtuan në një grykë të vogël në mes të kanalit ujor që ndan Anglinë Jugore me Francën Veriore, teksa po përpiqeshin të kalonin mes erërave të forta.

Tre anije shpëtimi dhe një helikopter u aktivizuan për të gjetur anijen, pasi u raportua se disa njerëz ishin në telashe.


Të tetë burrat dhe një grua u morën nga anija në 5 të mëngjesit të mërkurën.

Ata u dërguan në breg, në portin “Eastbourne’s Sovereign”, të mërkurën pasdite dhe më pas u morën në pyetje nga Policia Kufitare.

Ata ishin nisur nga Franca të martën në mbrëmje.

Një zëdhënës i Agjencisë Detare tha se “Ka të dëmtuar, por jo të vdekur. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Ata vetëm i ka zënë deti”.

Akoma nuk dihet si u dërgua sinjali për ndihmë nga anija me shqiptarë, sikurse nuk dihet se çfarë ndodhi që anije të kishte problem. Policia Kufitare përjashton problemet me motorin, transmeton syri.net.

Raportohet se Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Deputeti i Doverit, Çarli Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht.

“Kjo ngjarje vërteton sërish se çfarë janë gati të bëjnë njerëzit për të ardhur në Angli. Janë gati të rrezikojnë edhe jetën e tyre. Nuk ka gjë më të rerzikshme se sa të kalosh mes këtij kanali në një varkë të vogël gjatë dimrit.

Ne e dimë se më shumë emigrantë po kthehen nga Calais, pas komenteve të fundit nga Presidenti Macron.

Kjo është arsyeja pse duhet të jemi më vigjilentë se kurrë dhe të mbrojmë kufijtë tanë”, u shpreh deputeti Elfik.

Javën e kaluar u zbulua se qindra emigrant po jetojnë momentalisht afër portit të Calais në Francë, teksa përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shkuar në Britani.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori