Goli mahnitës i Pedros ndaj Salzburgut bëhet hit në internet

Në një ndeshje miqësore, Chelsea e ka mposhtur Red Bull Salzburgun me rezultat 5-3.
Në këtë takim shkëlqeu Christian Pulisic, i cili shënoi dy gola, ndërsa golashënues ishin edhe Ross Barkley e Michy Batshuayi.
Porse të gjithë vëmendjen e mori Pedro Rodriguez, i cili e realizoi golin e katërt të Bluve.
https://twitter.com/CFCMod_/status/1156645725117308930
Sulmuesi spanjoll pranoi një harkim nga Barkley dhe me thembër e dërgoi topin në portën e Salzburgut.
Ishte një moment magjik i Pedros, i cili mahniti tifozët e pranishëm në stadium, por edhe ata që kanë mundur ta shikojnë golin përmes ekraneve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































