Golf 2-shin, nuk e ndal as lumi (Video)

Veturat e markave të fundit janë më të bukura për t’u parë, por ato të markave më të vjetra janë më të forta.
Kështu së paku rezulton nëse shikohet një xhirim i realizuar në zonën e Podujevës.
Ibrahim Musliu, ka dërguar një video që sipas tij e dëshmon se vetura si ajo ‘Golf 2’ mbesin edhe më tej në trend për nga fuqia që kanë.
Ai ka shkruar se këtë video e ka xhiruar në fshatin Bellosic të Podujevës. Për më tepër mund të shikoni vetë se si ‘Golf 2’, kalon lumin e rrëmbyeshëm. /lajmi.net/
Nga
Telegrafi
23/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































