LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle ndanë 100 bursa

Golden Eagle ndanë 100 bursa

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” dhe kompania Frutex kanë ndërmarrë një aksion që për herë të marrë të fillojnë me ndarjen e 100 bursave për studentët e dalluar që nuk kanë kushte të mira. Sipas drejtuesve të këtij fondacioni, bursat do të ndahen për periudhën tetor 2015- qershor 2016.

Drejtuesi i Fondacionit Humanitar “Golden Eagel”, Shaqir Palushi, ka thënë gjatë një konference për media se për fillim fondacioni do të ndajë 10 mijë euro, kurse nga kompania “Frutex” do të ndahen 2 centë për çdo produkt të shitur “Golden Eagle”.
konference - Shaqir Palushi - Fondacioni - Golden Eagle - foto ridvan slivova (1)
“Fushata për mbledhjen e mjeteve financiare për ndarjen e 100 bursave do të zgjasë rreth dy muaj, deri sa do të organizohet në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës, pra në të gjitha këto vende ku është prezent Golden Eagle”, thekson Palushi, shkruan Telegrafi.


Sipas tij, aksioni për ndarjen e bursave është i pari i këtij lloji, por nuk do të jetë i vetmi. “Objektivi i ynë është që të grumbullojmë mjete për ndarjen e 100 bursave në vlerë prej 100 euro në muaj. Bursat do të ndahen nga muaji tetor 2015 deri në muajin qershor 2016 të”, ka bërë të ditur Shaqir Palushi nga Fondacioni “Golden Eagle”.
konference - Shaqir Palushi - Fondacioni - Golden Eagle - foto ridvan slivova (3)
Ai ka thënë se të drejt konkurrimi për bursa kanë të gjithë studentët të cilët nuk kanë fituar bursë nga ndonjë institucion ose organizatë tjetër. “Kriter bazë për përfitimin e këtyre bursave do të jetë suksesi i treguar në studime dhe gjendja ekonomike. Por prioritet i veçantë do tu jepet personave me nevojave të veçanta, ku këta studentë të kësaj kategorie do të poentohen me 20 pikë që në fillim”, tha Palushi.

Aplikimi për të konkurruar për bursë bëhet në ueb faqen e kompanisë “Frutex”. http://www.goldeneagle-ks.com/

Ndryshe Fondacioni “Golden Eagle” është themeluar gjatë këtij, deri sa aksioni i parë ka qenë grumbullimi i fondeve për fëmijët e sëmurë nga kanceri. /Telegarfi/