LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle ndanë 100 bursa për studentët me kushte të rënda socio-ekonomike (Video)

Golden Eagle ndanë 100 bursa për studentët me kushte të rënda socio-ekonomike (Video)

Në vazhdën e aktiviteteve në të mirën e komunitetit, Fondacioni “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex”, edhe këtë vit kanë ndarë 100 bursa për studentët e dalluar që nuk kanë kushte të mira për të vazhduar studimet.

Të shtunën, qindra studentë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kanë vërshuar objektet e kompanisë Frutex, në Suharekë në pritje të ndarjes së bursave.

Si kriter kryesor për ta fituar bursën ka qenë gjendja sociale -ekonomike e studentëve.

Drejtuesi i Fondacionit Humanitar “Golden Eagel”, Shaqir Palushi, ka thënë se numri i studentëve që kanë aplikuar është mbi 600, prandaj komisioni i krijuar nga fondacioni ka pasur një punë mjaftë të vështirë për përzgjedhjen e studentëve.

“Fushata e nisur nga Fondacioni “Golden Eagle” dhe “Frutex”, për mbledhjen e mjeteve duke ndarë nga 0,5 cent për produkt Relax, ka pasur sukses. Sot po e përmbyllim me ndarjen e 100 bursave për studentët”, ka thënë Palushi.

Në ndarjen e bursave i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai para të studentëve ka falënderuar kompaninë Frutex, duke thënë se këto bursa sadopak do ta lehtësojnë jetën e studentëve.

“Ftoj rastin ta falënderoj në emër të gjithë qytetarëve fondacionin “Golden Eagle” dhe “Frutex”, të cilët për çdo vit ndihmojnë studentët,  jo vetëm nga komuna e Suharekës por edhe gjithë Kosovës dhe jashtë saj. Besoj që këto bursa sadopak do ta lehtësojnë jetën e studentëve”, ka thënë Muharremaj.

Bursat janë ndarë edhe për studentët nga Shqipëria e Maqedonia.

Rinaldo Teferiqi, student i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, i cili ka fituar bursë përmes Fondacionit “Golden Eagle” dhe “Frutex”, ka falënderuar kompaninë ndërsa ka thënë se është shumë i gëzuar që i është ndarë bursa.

“Fillimisht, ndarjen e bursave e kam dëgjuar përmes medieve. Jam shumë i gëzuar që fitova bursën nga “Golden Eagle”, tha Teferiqi.

Edhe Mejreme Musliu nga Maqedonia, studente e Universitetit  Saints Cyril – Methodius në Shkup, ka fituar bursë nga kompania Frutex.

Musliu duke e falënderuar kompaninë Frutex, ka thënë se bursa është një motivim i madh për të.

“Ndjehem shumë e nderuar që jam sot në Kosovë. Falënderoj kompaninë e cila më përzgjodhi ndër studentët për të marrë bursë,.. me të vërtetë një motivim i madh”, ka thënë Musliu.

Duhet theksuar se Fondacioni “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex”, edhe viteve të kaluara ka ndarë bursa për studentët nga të gjitha trojet shqiptare./Telegrafi

Artikull i sponzorizuar