Gold AG ka filluar xhirimet e videoklipit të ri.
Reperi nuk po nalet duke sjellë krijime të reja muzikore dhe kështu tash po realizon edhe klipin e ri.

Ai është parë në shesh të xhirimit me produksionin Imagine Films, me regjisor Erkand Shabanin.


Gold AG nuk është hera e parë që po bashkëpunon me këtë produksion, pasi që edhe në filmin Zori ka bashkëpunuar me të njëjtin regjisor dhe kompani.

Mbetet të shihet se çfarë projekt po sjellë Goldi. /Telegrafi/