Gol e asistim, Arbër Zeneli shkëlqen në fitoren e thellë të Elfsborgut ndaj Oster

Sulmuesi Arbër Zeneli ka zhvilluar paraqitje fantastike në fitoren e thellë të Elfsborg ndaj Osterit.
Elfsborg e “demoloi” Osterin me rezultat 5:1, ku një nga golat e shënoi ylli i Kosovës, si dhe asistoi te goli i barazimit. Përpos tij, edhe vëllau i tij, Besforti dhuroi një asistim.
Pas harkimit të Magnusson, Zeneli nga një pozitë jo e favorshme shënoi me kokë për t’i qetësuar tifozët vendas dhe dërguar rezultatin në 3-1.
42 sekunder in i andra halvlek, sedan nickar Arber Zeneli in 3-1 för Elfsborg! 🟡
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/iZbFlVRoPq
— Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportshbomaxse) October 19, 2025
“SofaScore” e vlerësoi Zenelin me notën 8.4, e dyta më e larta në ndeshje pas golashënuesit të dy golave Silverholt. Anësori ndër të tjera kishte 86 për qind saktësi në pasime (18 nga 21 që tentoi), kompletoi tre pasime kyçe dhe krijoi një shans të madh.

Kjo formë e Zenelit është e mirëseardhur edhe për përzgjedhësin Franco Foda, i cili ka konfirmuar se po e konsideron si opsion për ndeshjet e radhës.
Kujtojmë, Zeneli ka sqaruar të gjitha keqkuptimet me FFK-në, ndërsa është në dorën e teknikut gjerman nëse do ta ftojë për dy ndeshjet e muajit nëntor, kundër Sllovenisë e Zvicrës./Telegrafi/

















































