Gol dhe asistim, Shaqiri protagonist në triumfin e Lyonit ndaj Marseille

Lyoni e ka fituar derbin e Ligue 1 kundër Marseille me rikthim (2-1) dhe e gjitha kjo falë Xherdan Shaqirit.
Mesfushori shqiptar ishte protagonisti kryesor i skuadrës nikoqire në sfidën e zhvilluar në Groupama Stadium, pasi shënoi një gol dhe dhuroi asistimin në golin e fitores.
Matteo Guendouzi ishte futbollisti që e zhbllokoi rezultatin duke realizuar për mysafirët në pjesën e parë (10’).

Shaqiri luajti nga fillimi në këtë ndeshje dhe ishte vendimtar në momentin e duhur duke e barazuar rezultatin me kokë (76’) pas një harkimi nga Malo Gusto.
Dhe me një krosim mjeshtëror për Moussa Dembele, ai ishte arkitekti i golit të fitores (89').
Lyoni është në vend të shtatë në renditjen e Ligue 1 me 34 pikë, derisa Marseille ndodhet në vend të tretë me gjashtë pikë më shumë. /Telegrafi/
https://twitter.com/mikael_marciano/status/1488631293923495936




















































