LAJMI I FUNDIT:

Gojnovcit i skadon kontrata, nuk do të jetë më drejtor në Klinikën e Neonatologjisë

Gojnovcit i skadon kontrata, nuk do të jetë më drejtor në Klinikën e Neonatologjisë

Drejtori i Klinikës së Neontologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci ka bërë të ditur se nuk do të udhëheq më me këtë klinikë.

Gojnovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ai nuk do të jetë drejtor pasi që i ka skaduar kontrata.


Postimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,

Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, pasi që më ka skaduar kontrata!

Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.

Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.

Falemnderit prindërve në mirëkuptim dhe respektimin e gjithçkaje që ne bëmë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për këto foshnje.

Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori