Portali i specializuar për vlerat e lojtarëve, transferimet dhe statistikat, ‘Transfermarkt’ ka përpiluar listën e ‘goditjeve’ rekord të afateve kalimtare për çdo sezon, duke filluar nga edicioni 2000-01 deri më 2019-20.
Klubet që kanë bërë goditjet më të mëdha janë Real Madrid dhe Chelsea. Por cilët janë emrat më të mëdhenj dhe shi u rritën çmimet ndër vite?
Gjithçka filloi me Los Clancos: kur u prezantua me numri 10 në duart e tij, Luis Figo.
Ai nuk u prit mirë pastaj në Camp Nou si kundërshtar, por përfundimisht doli si blerje e madhe, duke luajtur në pesë sezone, 200 ndeshje dhe duke shënuar më shumë se 50 gola, e ku fitoi dy kampionate dhe Ligën e Kampionëve 2002.
Më poshtë i gjeni transferimet më të shtrenjta të çdo afati kalimtar veror nga viti 2000.
Sezoni 2000-01: LUIS FIGO - nga Barcelona te Real Madrid për 60 milionë euro

Sezoni 2001-02: ZINEDINE ZIDANE - nga Juventus në Real Madrid për 77.5 milionë euro
Sezoni 2002-03: RIO FERDINAND - nga Leeds te Manchester United për 46 milionë euro
Sezoni 2003-04: DAVID BECKHAM - nga Manchester United te Real Madrid për 37.5 milionë euro
Sezoni 2004-05: DIDIER DROGBA - nga Olympique Marseille te Chelsea për 38. milionë euro
Sezoni 2005-06: MICHAEL ESSIEN - nga Lyon në Chelsea për 38 milionë euro
Sezoni 2006-07: ANDRIY SHEVCHENKO - nga Milano në Chelsea për 46.88 milionë euro
Sezoni 2007-08: FERNANDO TORRES - nga Atletico Madrid në Liverpool për 38 milionë euro
Sezoni 2008-09: ROBINHO - nga Real Madrid në Manchester City për 43 milionë euro
Sezoni 2009-10: CRISTIANO RONALDO - nga Manchester United te Real Madrid për 94 milionë euro
Sezoni 2010-11: FERNANDO TORRES - nga Liverpooli te Chelsea për 58.5 milionë euro
Sezoni 2011-12: JAVIER PASTORE - nga Palermo në PSG për 42 milionë euro
Sezoni 2012-13: THIAGO SILVA - nga Milan në PSG për 42 milionë euro
Sezoni 2013-14: GARETH BALE - nga Tottenham te Real Madrid për 101 milionë euro
Sezoni 2014-15: LUIS SUAREZ - nga Liverpooli te Barcelona për 81.72 milionë euro
Sezoni 2015-16: KEVIN DE BRUYNE - nga Wolfsburg në Manchester City për 76 milionë euro
Sezoni 2016-17: PAUL POGBA - Juventus te Manchester United për 105 milionë euro
Sezoni 2017-18: NEYMAR - nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro
Sezoni 2018-19: KYLIAN MBAPPÉ - nga Monaco te PSG për 145 milionë euro
Sezoni 2019-20: JOAO FELIX - nga Benfica te Atletico Madrid për 126 milionë euro
/Telegrafi/