Goditja e rrjetit të kokainës, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Anti-mafia italiane në bashkëpunim me SPAK shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë goditur një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.
Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numri total i urdhër-arresteve është 52.
Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.
Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Euronews Albania, duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm.
Ata janë:
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili



















































