LAJMI I FUNDIT:

Goditi me sëpatë në kokë 33 vjeçarin në Kavajë, lihet në burg autori

Goditi me sëpatë në kokë 33 vjeçarin në Kavajë, lihet në burg autori

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarit për “vrasjen me dashje të mbetur në tentativë”, në qytetin e Kavajës.

Artur P. 52 vjeç dhe E.D, 44 vjeç me kërkesë të prokurorisë do të qëndrojnë në paraburgim deri në fund të hetimeve.


Gjyqtarja Entela Shehdula e zhvilloi  seancën me dyer të mbyllura për media dhe pasi dëgjoi palët vlerësoi të ligjshëm arrestin e tyre dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy.

Ndërkaq, autori i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga shteti.

52-vjeçari A.P. tentoi të vriste, me sëpatë, 33-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal në lagjen 4 të qytetit.

Në lidhje me ngjarjen u prangos edhe pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi përkrahu autorin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme.

Ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe të dëmtuarit që ka përfunduar në krim kundër personit, ndërsa autori i dyshuar pretendon se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ai e ka goditur me sëpatë, në kokë 33-vjeçarin, duke e dëmtuar rëndë atë.

Ndaj A.P, rëndon akuza për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, ndërsa  ndaj pronarit të lokalit rëndojnë veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Pas konfliktit në lokalin e tij, 44-vjeccari ka prishur vendin e ngjarjes dhe ka deklaruar në polici se shtetasi I.Gj, ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E.D, shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Sëpata, celulari i pronarit të lokalit dhe i një klienti të tij, që po hetohet në gjendje të lirë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori