LAJMI I FUNDIT:

Goditet me raketa anija greke

Goditet me raketa anija greke

Një anije greke me flamur të Maltës është goditur me një raketë në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, ka thënë firma e sigurisë detare Ambrey.

Mendohet të jetë incidenti i tretë që përfshin Zografia, një transportues me shumicë, në 24 orët e fundit.


Incidenti i së martës vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se gjatë një operacioni të javës së kaluar kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për Houthit.

Ushtria amerikane publikon imazhet e armëve iraniane të sekuestruara që i kishte përdorur Houthi për të kryer sulme
Lexo po ashtu Ushtria amerikane publikon imazhet e armëve iraniane të sekuestruara që i kishte përdorur Houthi për të kryer sulme

Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

Një zyrtar i tha CBS, partnerit amerikan të BBC-së, se SHBA kreu sulme të tjera në pozicionet e Houthive.

Katër raketa balistike kundër anijeve që ishin gati për t’u lëshuar u shkatërruan, tha zyrtari.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq. /Telegrafi/