LAJMI I FUNDIT:

Goditet një organizatë italiano-shqiptare që merrej me drogë dhe armë

Goditet një organizatë italiano-shqiptare që merrej me drogë dhe armë

Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogëzhvilluar mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, ku si rezultat i këtij operacioni është goditur një organizatë kriminale italiano-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

Sipas policisë, operacioni “BROKERS” u zhvillua për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marijuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.


“Operacion me shtrirje kohore prej 4 vitesh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri. Më datë 17.01.2020 u zhvillua operacioni i përbashkët policor “BROKERS” midis Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër. Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania. Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit. Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015. Personi që kontrollont e dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina”, thuhet në komunikatë.

Kjo organizatë sipas Policisë, e kishte qendrën në qytetin e Foggias.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri. Policia e Shtetit, si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here tregoi profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë te Policia italiane gjatë gjithë fazave të operacionit. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm me Policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin”, thuhet në komunikatë.