LAJMI I FUNDIT:

Goditet grupi i kokainës në Athinë, arrestohen katër shqiptarë

Goditet grupi i kokainës në Athinë, arrestohen katër shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup shqiptaro-grek të shpërndarjes së kokainës në Athinë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 dhe 34 vjeç dhe një grek 31 vjeç. Ndërkohë janë shpallur në kërkim pesë të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”, raporton A2 CNN.


Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë. /Telegrafi/