LAJMI I FUNDIT:

Godet sërish Xhisiela Maloku: Do ju padis për shpifje! (Foto)

Godet sërish Xhisiela Maloku: Do ju padis për shpifje! (Foto)

Ideja e Kryeministrit për të nënshtruar median përmes një ligji antishpifje po i jep rezultatet e para ende pa u hartuar si ligj. Është Xhisiela Maloku e frymëzuar nga Kryeministri që thotë se do të padisë median për shpifje. Është viktima e vetëshpallur heroinë që kërkon tashmë të nxjerrë nga burgu ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djalin e deputetit të akuzuar për dhunë dhe përndjekje ndaj saj.

E veshur me Adidas dhe me syzet Gucci, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq në shkallët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa po jepej masa e sigurisë për Rexhep Rrajën. “Nuk arrita të hyj pasi erdha me vonesë për shkak të trafikut”, tha ajo, teksa u pyet nga gazetarët.

“Jam këtu për ta mbështetur sepse tashmë ne kemi marrëdhënie shoqërore. Marr përsipër se kam bërë kallëzim të rreme për dhunë dhe mund të përballem vete me drejtësinë”, vijoi ajo.

Më tej pyetjet me spec e acaruan Xhiselën e cila në fund e mbylli me kërcënime për padi ndaj gazetarëve.

Pyetje: Pse keni ardhur sot këtu?

Xhisela: Erdha, por nuk arrita të hyja në gjykatë sepse kishte trafik. Erdha në mbështetje të Rexhepit.

Pyetje: Ju jeni viktima në këtë proces?

Xhisela: Unë nuk jam viktimë

Në seancë u tha se më 21 korrik jeni dhunuar nga Rexhep Rraja?

Xhisela: Jo nuk është e vërtetë…

Pyetje: Janë oficerët e policisë që e pohuan në gjykatë

Xhisela: Jo, ai që më akuzon mua është në azil.

Pyetje: Janë dhe 3 oficerë të tjerë. U tha sot në seancë

Xhisela: Jo nuk e di për të tjerët.

Pyetje: A e ke takuar Rexhepin gjatë kësaj kohe?

Xhisila: Po kam kontaktuar me të

Pyetje: Po pse, a jeni ndarë?

Po, kemi marrëdhënie shoqërore. Dua të dalë e vërteta

Gazetarja: E vërteta del me prova dhe fakte

Xhisela: S’mjaftoj unë? Unë jam Xhisiela…

Gazetarja: Do akuzoheni për kallëzim të rreme

Xhisela: Ju media më qëndroni larg tani e tutje se jeni marr me çdo detaj të jetës sime private. Do ju çoj në prokurori.

Gazetari: Do bëni padi për shpifje?

Xhisiela: Patjetër pse jo (qesh). /Telegrafi/Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori