Serge Gnabry mund të rikthehet në Ligën Premier pas tetë viteve të kaluara në Gjermani.

Sulmuesi gjerman nuk është në planet e trajnerit Vincent Kompany dhe pritet të mbetet në bankën rezervë për sezonin e ri.


29-vjeçari po mendon largimin nga Bayerni dhe me gjasë do të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Dy klubet e mëdha angleze, Arsenal dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit gjerman.

Vet Gnabry është i gatshëm për një lëvizje në Angli ku më parë ka luajtur për Arsenalin dhe West Bromwich Albion.

Nga ana tjetër synon që nga largimi i anësorit gjerman të fitojë 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app