LAJMI I FUNDIT:

GM për çdo Opel Ampera ka humbur 10 mijë euro

GM për çdo Opel Ampera ka humbur 10 mijë euro

GM për çdo Opel Ampera ka humbur 10.000 euro

Kompania General Motors ka shënuar humbje në shitjen e veturave elektrike Ampera.


Çdo veturë e shitur e modelit Opel Ampera-e ka pasur dhjetë mijë euro humbje, shkruan Reuters.

Në gamën  e brendit të automjeteve Opel është vendosur derisa GM ishte pronar i kësaj kompanie gjermane, për të ndihmuar të ulet emetimi mesatar i automjeteve Opel dhe në këtë mënyrë të përmbushen normat ekologjike evropiane.

Por, doli se shitja e këtij modeli në Evropë gjeneroi humbje.

Ndryshe, tash Opel është nën ombrellën e PSA dhe dëshiron të bëhet markë profitabile.

Ampera-e nuk është modeli i vetëm për të cilën prodhuesi gjeneroi humbje.

FIAT, për shembull në SHBA humb 20 mijë dollarë për secilën veturë të shitur elektrike të automobilit 500e, ndërsa GM në kohën e vet pranoi se për secilën veturë të modelit elektrik Chevrolet Bolt humb 9.000 dollarë.