LAJMI I FUNDIT:

​GLPS: Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik

​GLPS: Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik

Grupi për Studime, Juridike dhe Politike ka thënë se Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi.

GLPS thotë se ky ekzekutiv ka numrin më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.


Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha tha se përkundër faktit që LDK në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

“Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

Sipas saj kjo qeveri ende nuk ka ofruar asnjë perspektivë të reformave.

“GLPS vlerëson se nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për ç’kapjen e institucioneve të drejtësisë. Nuk kemi pse ne të hartojmë reformë të drejtësisë, ku subjekt i reformës do të jenë krerët e drejtësisë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet”, ka shtuar Loxha.

Ndërsa, menaxherja e programeve të GLPS-së, Njomza Arifi tha se qeveria aktuale ka dështuar të bëjë testime për qytetarët për COVID-19.

“Dialogu është shoqëruar me mungesë të transparencës, edhe nga ato në Bruksel por edhe në Uashington qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik. Ministria e Punëve te Jashtme ka kryer praktikat e dobëta diplomatike në interes të partive në pushtet”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori