Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka dorëzuar padi për konflikt administrativ kundër vendimit për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik.
Organizata paditëse GLPS dhe një qytetar i Republikës së Kosovës, të cilit i është refuzuar kompensimi për personin paraplegjik dhe tetraplegjik dhe i është mohuar e drejta në kujdestar personal, kanë paraqitur padi për konflikt administrativ.
Kjo padi është paraqitur kundër vendimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Siç njofton GLPS, paditësit të dëmtuar i është refuzuar ankesa kundër vendimit me të cilin i është mohuar e drejta në kompensim për personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, si dhe i është mohuar e drejta për kujdestar personal.
“Ky vendim është marrë në kundërshtim me Raportin Konziliar të lëshuar nga Klinika e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, si dhe në kundërshtim me raportet mjekësore, të cilat kanë përshkruar se pacienti është plotësisht i pa aftë për jetë të pavarur dhe se është e domosdoshme ndihma dhe kujdesi i personit të tretë. Pra, Vlerësimi i Komisionit Vlerësues nuk është bërë në bazë të ekzaminimit të duhur të pacientit, as në bazë të dokumenteve mjekësore, e as në bazë të Raportit Konziliar të lëshuar nga Klinika e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se vendimi i nxjerrë nga Divizioni i Skemave Pensionale, Departamenti i Pensioneve është në kundërshtim me Ligjin për statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, për arsye se është mohuar e drejta për një kujdestar personal me qëllim të ofrimit të kujdesit dhe shërbimeve të domosdoshme ditore, si dhe është mohuar e drejta në kompensim shtesë për përfituesit e Grupit të Parë.
Gjithashtu, me nxjerrjen e këtij vendimi, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, thotë se është shkelur rregullorja (QRK) nr. 07/2017, e cila përcakton se Komisioni Vlerësues është përgjegjës ta bëjë vlerësimin e parashtruesit të kërkesës duke u bazuar në dokumentet mjekësore, vendimin konziliar nga Klinika e QKUK si dhe ekzaminimin nga Komisioni Vlerësues.
“Për me tepër, vendimit i mungon arsyetimi e që është në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe me parimet kushtetuese të sundimit të ligjit. Pasojë juridike e mungesës së arsyetimit është paligjshmëria e aktit administrativ dhe që rrjedhimisht sjellin pavlefshmërinë në bazë të nenit 52 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Me këtë vendim, paditësi është diskriminuar në bazë së aftësisë së tij të kufizuar, duke mos i dhënë përshtatje/ akomodim të arsyeshëm në përputhje me nevojat e tij”.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, bën të ditur se muajt e fundit ka pranuar shumë ankesa lidhur me trajtimin e kërkuesve të kompensimit që përcaktohet me Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.
Po ashtu, edhe sipas raportimeve të mediave, është vërejtur se ka pasur shumë raste kur personat që kanë kaluar në procedurë vlerësimit apo të rivlerësimit janë trajtuar padrejtësisht nga Komisioni Vlerësues duke mos marrë për bazë rekomandimet e mjekëve, situatën reale të personit dhe duke mos ju kushtuar kohë të mjaftueshme për vlerësim.
“Shumë qytetarë janë ankuar për procedurën e rivlerësimit që është mjaft burokratike, pasiqë duhet paraqitur në dy vlerësime të pavarura dhe pavarësisht Komisioni Vlerësues shumë shpesh nuk bazohet në të gjeturat e Komisionit Konziliar të përbërë nga pesë mjekë specialistë, por vlerëson në mënyrë të pavarur”.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dhe qytetari i dëmtuar synojnë që ky rast të trajtohet me prioritet dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe kjo ministri t’i ndërmerr të gjitha masat që legjislacioni të zbatohet dhe se qytetarët, sidomos personat me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të barabartë duke ju njohur të drejtat të cilat ju takojnë./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare