LAJMI I FUNDIT:

Gjysmëvjetori i parë i shkollës në RMV po përmbyllet pa tekste shkollore për një pjesë të nxënësve

Gjysmëvjetori i parë i shkollës në RMV po përmbyllet pa tekste shkollore për një pjesë të nxënësve

Përmbyllja e gjysmëvjetorit të vitit shkollor 2023-2024 mund të vlerësohet si një sfidë e vështirë thuajse për të gjithë mësimdhënësit, thonë nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë.

Kreu i saj Samet Jahiu tha se çrregullimet në procesin arsimor janë rezultat i konceptit të ri mësimor që tashmë ka mbërritur në klasën e gjashtë.


Siç tha Jahiu, ndër problemet më të theksuara është integrimi i lëndëve dhe punët e stërngarkuara administrative.

“Sipas mendimit tim ky është projekt i dështuar, arsyeja si mundet tre arsimtarë të ligjërojnë një lëndë edhe pse janë të ndara. Sapo adaptohet fëmija me një lëndë, pas 20 orëve fillojnë me tjetrën lëndë. Mendimi im, nuk e di prej ku po i marrim këto projekte për t’i realizu, nxënësit i shkatërruam me këto projekte, realisht po e them, nuk më pëlqejnë personalisht, për dikë ndoshta janë të mira por për ne që e punojmë në praktikë këtë punë nuk e shohim mirë. Është e vërtet se parashihet që ai arsimtarë që e ka kryer modulin duhet të jetë prezent në shkollë dhe të merret me aktivitete, mirëpo me cilët nxënës të realizoj aktivitete kur ato nxënës janë duke mësuar lëndë tjetër”, u shpreh Samet Jahiu, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar.

Gjithashtu, Jahiu tha se shqetësim paraqet edhe mungesa e stafit mësimor, posaçërisht në shkencat natyrore. Sipas tij, shpërfillja e mësuesisë ka të bëj me nënvlerësimin e profesionit mësues dhe stërngarkimin e tyre me punë administrative.

“Me të vërtet po na befason kjo, a po e bën mërgimi të veten ose mos interesimi të punojnë si arsimtarë, arsyet nuk po i dimë vetëm se ka nis të paraqitet mungesë e kuadrit në shumë lëndë. Nëse nuk ka kuadër adekuat jemi të detyruar edhe jo adekuat të marrim, nxënësit nuk mund ti lëmë pa mësim edhe pse dihet efekti I asaj pune. Faktikisht, arsimtarit I janë marrë të gjitha ingerencat, arsimtari më shumë është administrator se sa të punoj në zhvillimin edukativo arsimor, ai më shumë merret me administratë se sa me mësim”, tha Samet Jahiu, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar.

Nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë kujtojnë se edhe në këtë gjysmëvjetor u përballën me mungesë të teksteve shkollore dhe gabime të shumta në to. Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm do të jenë në pushim dimëror nga data 30 dhjetor 2023 deri më 21 janar 2024. Risi në këtë vit shkollor është pushimi pranveror nga 29 prill deri më 5 maj 2024. Ndërkohë viti shkollor do të përfundoj më 17 qershor./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori