LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 0° partlycloudy_night

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 sipas autoriteteve përkatëse ka filluar pa ndonjë telash në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka bërë të ditur se procesi mësimor ka filluar në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.

“Sipas njoftimeve nga shkollat, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat. Nuk ka pasur ndonjë vështirësi”, ka thënë ajo për Telegrafin.


Në të njëjtën kohë ka uruar komunitetin shkollor për mbarësi në këtë periudhë.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve e drejtuesve të shkollave, ju uroj shëndet, mbarësi e suksese gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor”, është shprehur zyrtarja e lartë komunale.

Sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, gjysmëvjetori i dytë fillon me 8 janar 2025 dhe përfundon me 15 maj 2025 për klasat e 12-ta; me 5 qershor 2025 për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, dhe me 23 qershor 2025 për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori