LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë viti i humbur i negociatorëve

Gjysmë viti i humbur i negociatorëve

Po bëhet gati gjysmë viti prejse është formuar ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, i cili udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe nga Shpend Ahmeti, por anëtarët e tij janë përjashtuar nga takimet e rëndësishme ndërkombëtare.

Në Samitin e Berlinit ka marrë pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, por jo edhe anëtarët e Delegacionit për Bisedime, shkruan gazeta “Zëri”.


Ndonëse janë bërë gati pesë muaj prejse në Kuvendin e Kosovës është votuar rezoluta për formimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, roli i këtij Delegacioni në procesin e negociatave po vazhdon të jetë i zbehtë. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se në javët dhe në muajt në vijim ekipi në fjalë do të jetë thuajse i përjashtuar nga procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi.

Ndonëse përfaqësuesit e Delegacionit pritet të marrin pjesë në takimin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, zyrtarë të opozitës thonë se pozitën kyçe në takimin e Francës do ta kenë tre krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, por jo anëtarët e ekipit.

Pavarësisht kësaj, anëtarët e Delegacionit thonë se është bërë shumë punë lidhur me procesin e negociatave qysh nga koha kur është themeluar ky ekip. Në momentin që do të rinisë dialogu sipas tyre ekipi do të dalë me propozime dhe me zgjidhje konkrete për procesin e bisedimeve. Pikërisht për anëtarët e Delegacionit në fjalë, pak pas votimit të rezolutës për formimin e tij, Qeveria e Kosovës pati ndarë rreth 300 mijë euro për të.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori