LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë milioni vizitorë në muzetë e Maqedonisë

Gjysmë milioni vizitorë në muzetë e Maqedonisë

Në muze, vitin e kaluar ka pasur 476.385 vizitorë. Këtë e kumtoi Enti shtetëror i statistikave të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga gjithsej 28 muze, sipas themeluesit, 19 janë muze publik (nacional), tetë janë publik (lokal) dhe një është privat, 18 janë të përgjithshëm dhe 10 të specializuar.


Muzetë disponojnë 224.779 lëndë inventari, prej të cilave 36.980 janë ekspozuar në muzetë në vitin 2015. Përmbledhjet kanë disponuar 222.850 lëndë inventari, prej të cilave 35.489 janë ekspozuar.

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave janë marrë nga pyetësorët e plotësuar për vitin 2015, që i kanë parashtruar 28 muze dhe 46 përmbledhje muzeore, /Telegrafi/