LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e autostradës Kërçovë – Ohër do të ndërtohet deri në fund të vitit

Gjysma e autostradës Kërçovë – Ohër do të ndërtohet deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit, gjysma e autostradës Kërçovë-Ohër do të jetë e ndërtuar. Për momentin është duke u depërtuar tuneli tek vendi i quajtur Preseka, me gjatësi prej 2 km. Në këtë seksion, i cili është depërtuar më tepër se 80 %, për momentin janë duke punuar mbi 1200 punëtor dhe mbi 560 makina ndërtimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të thotë se gjatë periudhës së kaluar pas përfundimit të marrëdhënieve pronësoro-juridike të cilët i udhëheqim së bashku me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore dhe pas të gjithë revizioneve dhe projektimeve plotësuese, do të kemi një trase tërësisht të depërtuar  dhe do të kemi mundësi ta realizojmë, ka deklaruar për TV Alfa, Vllado Misajlovski, ministër i transportit dhe lidhjeve.


Në mënyrë intensive punohet në disa lokacione njëkohësisht, e gjithë kjo me qëllim të respektohet marrëveshja për ndërtim e cila parasheh që autostrada me gjatësi prej 57 km, të jetë e gatshme deri në fund të vitit 2018.

Punët ndërtimore në autostradë zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa do të vazhdojnë me intensitet edhe gjatë verës, kur edhe do të rritet niveli i sigurisë në trafik.

“Në pjesë më të madhe janë plotësuar të gjithë kërkesat e MPB, por do të ndërmarrim edhe iniciativa plotësuese për vendosjen e më tepër shenjave të trafikut, duke marrë parasysh se afrohet sezoni veror, ka thënë Aleksandar Stojanovski, drejtor i NP për rrugë shtetërore.

Autostrada Kërçovë-Ohër është projekti më i madh investues nga infrastruktura rrugore në Maqedoni, i cili do të kushtojë 370 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori