Gjyshi tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrjes apo mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit, mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës.
“Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës”, thuhet në raport.
Po ashtu gjatë kontrollit, bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/











































