LAJMI I FUNDIT:

Gjyshërit anglez e zbulojnë bunkerin i cili përdorej për strehim nga bombardimet gjermane në Luftën e Dytë Botërore

Gjyshërit anglez e zbulojnë bunkerin i cili përdorej për strehim nga bombardimet gjermane në Luftën e Dytë Botërore

Një strehë e madhe bombe e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në një kopsht të pasmë. Martin Tracey, 66 vjeç dhe gruaja e tij Allison u zhvendos në shtëpinë e tyre të re në Coventry verën e kaluar dhe u tronditën kur zbuluan një strehë “Anderson” të groposur në kopshtin e tyre të pasmë.

Strehët “Anderson” u groposën neper kopshte gjithandej Britanisë gjatë bombardimeve, dhe mund të ofronin mbrojtje për 6 persona nga copëzat e bombave. Që prej se e zbuloi atë në fund të vitit të kaluar, stërnipi tetëvjeçar i Martinit, James dhe mbesa 32 vjeçare Robyn, nxjerrjen në pah dhe dekorimin e bunkerit me bimë dhe lule të ndryshme e kanë bërë mision të tyre.


Martin thotë se pronarët e mëparshëm kishin jetuar në shtëpi që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se një fqinj kishte përmendur duke kaluar se mund të kishte një strehë në kopsht. Ai bëri të ditur se streha e “kapsulës së udhëtimit në kohë” ishte shumë më e madhe se sa mendonte se do të ishte. Ai shtoi: “Është e mahnitshme të kesh një pjesë të historisë në kopshtin tonë të pasmë”, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

“Ishte vërtet e lezetshme kur e zbuluam për herë të parë. Ishte mjaft nostalgjike sepse është diçka që lidhet me historinë e Coventry. Familja para nesh kishte qenë këtu që nga lufta. Shtëpia nuk kishte ndryshuar duart që para fillimit të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Martin.

“Interieri i shtëpisë ishte gjithashtu si një udhëtimi në kohë. Gruaja ime, e cila është një adhuruese e kopshteve dhe nipërit e mi vendosën ta marrin atë si një projekt dhe e kanë pastruar rreth tij që nga shtatori i vitit të kaluar në përpjekjet për ta hapur atë”, shtoi ai ndër të tjera.

Strehimet, të cilat u krijuan për herë të parë në vitin 1938, u shpërndanë falas nga qeveria për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për t’u dhënë atyre një mundësi për t’u fshehur gjatë sulmeve ajrore.

Brenda strehimit “Anderson” ishin stola të bëra nga copa të gjata të pllakave, si dhe disa llamba të vjetra të fuqizuara nga bateritë e veturave, shishe dhe tubacione.

Streha ishte fshehur mirë dhe ishte e groposur në kopsht për më shumë se 70 vjet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori