LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja që e dënoi tri herë dhe nuk e vlerësoi si recidivist Dibran Hoxhën – “Kobra”

Gjyqtarja që e dënoi tri herë dhe nuk e vlerësoi si recidivist Dibran Hoxhën – “Kobra”

Gjyqtarja Teuta Krusha e ka dënuar tri herë Dibran Hoxhën, i  njohur si ‘Kobra’, ndërsa asnjëherë nuk e ka marrë si rrethanë rënduese faktin që i njëjti është përsëritës i veprës penale.

Legjislacioni ynë penal parasheh që dënimi duhet ashpërsuar nëse një i akuzuar ka qenë i dënuar paraprakisht.

Por gjyqtarja Krusha edhe pse vetë e ka dënuar paraprakisht, asnjëherë nuk është thirrur në këtë rrethanë.

Kjo gjyqtare për herë të parë e dënoi Dibran Hoxhën për vjedhje në vitin 2015, duke i shqiptuar dënim me gjobë prej 200 eurove.

E në vitin 2018 prapë e njëjta gjyqtare e dënoi Hoxhën për lëndim të lehtë trupor duke i shqiptuar përsëri 200 euro gjobë.

Vendimi për këtë dosje që rezultoi me 200 euro, nuk përfshin rrethanë rënduese dënimin që kishte pasur Hoxha për vjedhje nga po e njëjta gjyqtare.

‘Kobra’ dënohet edhe në vitin 2019 nga gjyqtarja Krusha, e tash për lëndim të lehtë trupor të kryer në bashkëkryerje.

Dënimi për rastin e tretë penal të gjykuar nga kjo gjyqtare ishte 1000 euro.

E as në këtë rast gjyqtarja nuk e merr si rrethanë rënduese faktin se i njëjti është recidivist, ndonëse vet e kishte dënuar dy herë paraprakisht.

Rastet e ‘Kobrës’ që u gjykuan nga gjyqtarja Teuta Krusha:

Rasti i vjedhjes

Dibran Hoxha në vitin 2015 ishte gjetur fajtor pasi prej një date që është e pavërtetuar e deri në janar të vitit 2012, në restorantin e tij “Cobra City” kishte vjedhur energji elektrike në vlerë prej mbi 3000 euro, e ishte dënuar me 200 euro nga gjykata.

Prokuroria konstaton se gjatë kryerjes së një kontrolli nga zyrtari i KEDS, ishte vërtetuar se i akuzuari Hoxha kishte manipuluar me njehsor, ku si pasojë njehsori elektrik ka regjistruar 66.66 % të energjisë së shpenzuar më pak.

Gjykata me rastin e peshimit të rrethanave për të ardhur deri të dënimi prej 200 euro nuk gjeti asnjë rrethanë rënduese ndaj tij.

Ndërsa si rrethana lehtësuese gjeti pranimin e fajësisë, sjelljen korrekte para gjykatës, gjendjen statusore dhe rrethanat familjare të tij- është beqar jeton me anëtarët e familjes të cilët janë të varur nga i akuzuari, si dhe premtimin e tij që në të ardhmen të përmbahet nga sjelljet e tilla.

Rasti i lëndimit trupor

Hoxhaj ishte gjetur fajtor në vitin 2018 për një incident në lokalin e tij ‘Cobra City’, ku Hoxhaj i kishte shkaktuar lëndime 3 personave.

Sipas dosjes thuhet se paraprakisht kishte pasur një keqkuptim mes të dëmtuarës dhe këngëtares në lokal, ku ‘Kobra’ i nxjerrë të dëmtuarit fillimisht nga lokali e pastaj i sulmon me grushte dhe shkopa.

Në këtë rast nuk ishte nxjerrë asnjë rrethanë rënduese.

Rasti i lëndimit trupor në bashkëkryerje

Ky rast për të cilin Hoxhaj ishte dënuar me 1000 euro gjobë kishte ndodhur në vitin 2019.

Hoxhaj në këtë rast në bashkëkryerje me D. B. dhe M. R. e kanë sulmuar me grushte një person.

Ky rast kishte ndodhur në lokalin e tij.

Për këtë dosje nuk është gjetur asnjë rrethanë rënduese.

Kallxo.com ka publikuar një artikull që shpërfaq se si gjyqtarët në 17 aktgjykime dënuese nuk e kanë marrë parasysh të kaluarën e erret kriminale të Hoxhës.

Në asnjërin nga 17 aktgjykimet e analizuara nuk është evidentuar nëse gjyqtarët e kanë marrë për bazë si rrethanë rënduese faktin se Dibran Hoxha ka kryer krime në të kaluarën. Madje në 13 nga këto raste, gjyqtarët e Prizrenit nuk kishin gjetur asnjë rrethanë rënduese që do të ndikonte që Dibran Hoxha të dënohej më ashpër. /Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori