LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i pezulluar nga puna thotë se 10 mijë euro të gjetura në banesën e tij ishin të motrës së gruas

Gjyqtari i pezulluar nga puna thotë se 10 mijë euro të gjetura në banesën e tij ishin të motrës së gruas
Foto: Arkiv

Gjyqtari i akuzuar për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet, Sali Berisha ka thënë se dhjetë mijë euro, të gjetura në banesën e tij gjatë bastisjes nga Policia, ishin të motrës së gruas së tij. Ndërsa, revolja, tha se ishte e vëllait të tij.

Gjatë dhënies së mbrojtjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Berisha ka thënë të enjten se revolja ishte lënë në banesën nga vëllai i tij, Sami Berisha, pa lajmërim paraprak.


Gjyqtari i pezulluar nga puna akuzohet se kishte pranuar 2 mijë euro ryshfet për t’i shqiptuar dënim të favorshëm të akuzuarit për “Kontrabandimi me migrantë”, Muhamet Zekaj si dhe ngarkohet për posedim të revoles pa leje.

Mjetet kanë qenë të T.Th, motrës së bashkëshortes, për shkak se T.Th me bashkëshorten time si rezultat i rrethanave të jetës se tyre në të kaluarën kanë pas një raport me të veçantë”, deklaroi i akuzuari Berisha.

Berisha ka thënë se ka mundur shumë lehtë të marrë edhe leje për armë por nuk i është dukur e nevojshme pasi nuk ishte ndjerë i rrezikuar.

Ai ka thënë se nuk kishte qenë prezentë në banesën e tij kur ishte bastisur nga Policia.

Berisha ka thënë se nuk ia kishte caktuar masën e paraburgimit Muhamet Zekajt pasi prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj, kishte përmendur vetëm bazën ligjore të mundësisë së ikjes të Zekajt në atë kohë.

Ai ka thënë se i akuzuari Zekaj kishte deponuar disa shkresa për gjendjen e tij shëndetësore dhe një dorëzani prej tre mijë eurosh që të mos i shqiptohej masa e paraburgimit.

I akuzuari Berisha ka thënë se kishte refuzuar më së shumti propozimet për caktimin e paraburgimeve në atë kohë në krahasim me gjyqtarët tjerë dhe se rasti i Muhamet Zekajt nuk përbën një rast unik. Ai ka thënë se shumicën e vendimeve për refuzimin e caktimit të masave të paraburgimit i ishin aprovuar nga gjykata e shkallë së dytë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se të akuzuarin Muhamet Zekaj nuk e kishte njohur deri në seancën ndaj tij sikurse tha se nuk e ka njohur as vëllain e tij, Florim Zekajn,. Berisha ka thënë se asnjëherë s’ka kërkuar të takohet me vëllain e të akuzuarit përmes avokatit tani të ndjerë, O.B.

Me përfundimin e orarit të punës, kryetari i trupit gjykues bëri ndërprerjen e kësaj seance duke e caktuar të radhës me 9 shkurt të këtij viti.

Më 9 qershor 2021, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ia kishte konfirmuar aktakuza për korrupsion Sali Berishës.

16 gusht 2021, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktakuzën ndaj gjyqtarit Sali Berisha lidhur me akuzat për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim pa leje të revoles me dhjetë fishekë.

Më 6 maj 2022, kishte filluar rishtazi gjykimi ndaj Berishës për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, thuhet se gjyqtari Sali Berisha, më 19 shtator 2019, ishte takuar me dëshmitarin Florim Zekaj  prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar Muhamet Zekaj, vëllai i dëshmitarit Florim Zekaj , i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.

Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori