LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari italian shpërtheu në lot pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, trajneri gjerman zbulon arsyen

Gjyqtari italian shpërtheu në lot pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, trajneri gjerman zbulon arsyen

Trajneri i Leipzig, Marco Rose, ngushëlloi gjyqtarin anësorë, Alessandro Giallatinin, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Aston Villas.

Gjyqtari italian ka shpërthyer në lot pas fishkëllimës së fundit të kolegut të tij Maurizio Mariani dhe është dukur shumë i tronditur, pas së cilës trajneri i Leipzigut iu afrua dhe e ngushëlloi.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë është zbuluar në konferencën për shtyp ku kreu i shtabit teknik të skuadrës gjermane i është përgjigjur pyetjes se çfarë ka ndodhur me gjyqtarin italian.


“E pyeta se çfarë po ndodhte. Ai tha se luajti ndeshjen e tij të fundit sot, ai është 49 vjeç dhe sapo i sollëm një fanellë si dhuratë”, zbuloi Rose.

“Një histori e bukur dhe emocionuese. E përgëzova dhe i thashë se tani ka më shumë kohë në dispozicion dhe se duhet ta shfrytëzojë në mënyrën e duhur si dhe të kujdeset për familjen”, deklaroi trajneri gjerman.

Giallatini ka qenë gjyqtarë me stemën e FIFA-s që nga viti 2013 dhe ndër të tjera ka ndarë drejtësinë edhe në Euro 2020 dhe Kupën e Botës dy vjet më vonë.

Fundi i karrierës së tij shënon edhe lamtumirën e Leipzigut nga Liga e Kampionëve, pasi në gjashtë ndeshjet e para përjetoi po aq humbje, ndaj në vitin 2025 do të luajë dy ndeshje të parëndësishme ndaj Sporting dhe Sturm Graz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori