LAJMI I FUNDIT:

“Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira”: Libër unikat nga një avokat

“Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira”: Libër unikat nga një avokat

Se zakonisht avokatët duhet të jenë të zgjuar, të përgatitur, të drejtë dhe të guximshëm, kjo është evidente. Ata kanë përvoja interesante sa triumfuese, aq edhe sfiduese dhe shumë emocionale

Avokati i përgatitur në çdo aspekt dhe që përherë ka gëzuar dhe gëzon respekt është edhe mr.sci.Hasan Hoti, i cili gjithmonë i ka dhënë “llogari” vetëm ndërgjegjes së vet, për çka shpesh edhe ka paguar çmim të lartë, kurrë nuk është penduar për asnjë vendim të ndërmarrë.


Një jetë gjyqtar dhe avokat (hej, nuk është pak)! Ky profesion i rrallë dhe humanitar, shpesh mund të quhet edhe tepër i veçantë, është shumë i veçantë, madje do të thoshim edhe i (pa)zakontë.

Të gjitha sfidat, përplasjet, triumfet dhe ballafaqimet, avokati spikatur, z.Hoti, i ka botuar në librin e tij voluminoz “Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira”.

Ky libër, përveç që është një univers i ngjarjeve, i rrethanave, specifikave, përmban edhe shumë faktografi, ku me të drejtë mund të themi se libri në njëfarë mënyre është jeta e avokatit.

Avokatura është art, prandaj z. Hoti ka dëshmuar se e zotëron katërçipërisht këtë art specifik dhe fisnik.

Mund të themi lirisht se avokati i njohur me profesionalizëm dhe dinjitet të lartë e ka kryer këtë mision, prandaj ai kokëlartë qëndron përballë kohës dhe njerëzve të saj.

Ky libër është një thesar dhe i begaton njohuritë për gjyqësinë dhe avokatinë në Kosovë dhe më gjerë.

Prezantimi publik i tij do të bëhet me 20 shtator, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogadani”, në ora 13.

Sh.F.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori