Gjyqi i profilit të lartë që përfshin aktorët Johnny Depp, 58-vjeçar dhe ish-gruan e tij, Amber Heard, 36-vjeçare, filloi më 12 prill në Farifax, Virginia.
Gjyqi sillet rreth një padie për shpifje që Depp e ka ngritur kundër Heard në vitin 2019 në lidhje me një shkrim, për të cilin ajo e akuzoi për abuzim në familje.
Ylli i Hollywoodit theksoi se ky artikull e ka dëmtuar në masë të madhe karrierën e tij.
Gjyqi, i cili do të zgjasë gjashtë javë, tashmë ka krijuar tituj për gjithçka, nga mesazhet e ‘dhunshme’ me tekst të dërguara nga Depp e deri te regjistrimet ‘audio’ të argumenteve të tyre.
Kjo është padia e dytë që përfshin akuza për abuzime të lidhura me marrëdhënien e Depp dhe Heard, pas një gjyqi të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar në 2020.
Derisa gjyqi ka hyrë në javën e tretë, çfarë dihet më tani…
Përse Johnny Depp është duke e paditur Amber Heard?
Aktori ka ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh (47 milionë euro) për shpifje kundër Heard në mars të vitit 2019, pasi ajo publikoi një shkrim në Washington Post dhjetorin e kaluar.
Në artikull, Heard diskutoi trajtimin e grave në rastet e sulmeve seksuale dhe iu referua vetes si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, por nuk e ka përmendur Depp.
Johnny u hoq nga roli i tij në “Pirates of the Caribbean” vetëm disa ditë pas publikimit të artikullit, duke pretenduar se shkrimi në fjalë i shkaktoi dëm të madh në karrierën e tij.
Çfarë tha Heard në shkrimin e Washington Post?
Në dhjetor të vitit 2018, Heard publikoi një shkrim në Washington Post me titull “I spoke up against sexual violence – and faced our culture’s wrath. That has to change”.
Në artikull, ajo diskutoi për reagimet që kishte marrë pasi “u bë një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”, e më pas duke dhënë mbështetje për viktimat e dhunës në familje.
Megjithëse Heard nuk e përmendi Deppin me emër, afati kohor që ajo përshkroi në artikull përputhej me afatin kohor të divorcit të çiftit dy vjet më parë, në 2016.
Çfarë duhet të dini për padinë e “The Sun”?
Disa nga akuzat e paraqitura në gjyq janë dëgjuar më parë, gjatë një gjyqi 16-ditor në Mbretërinë e Bashkuar në verën e vitit 2020, pasi Depp e paditi “The Sun” për shpifje për një titull që e quajti atë “abuzues”.
Heard dëshmoi në gjyq, duke ngritur 14 akuza për abuzim ndaj Depp. Ky i fundit i mohoi të gjitha, por një gjykatës vendosi se 12 ishin “provuar në standardin civil dhe se titulli i “The Sun” ishte “thelbësisht i vërtetë”.
Romanca e Johnny Depp dhe Amber Heard
Depp u takua me Heard në vitin 2009, në xhirimet e “The Rum Diary”. Gjatë dëshmisë së tij në Fairfax, Depp përshkroi momentin e parë të lidhjes që ndjeu me Heard, teksa të dy filmuan një skenë që kërkonte që personazhet e tyre të putheshin në dush.
“Ai moment, ishte, ishte, ndihej si diçka, ndihej si diçka që nuk duhej ta ndjeja”, tha Depp, duke shtuar se ata të dy ishin në lidhje në atë kohë. “Unë mendoj se kishte diçka në puthjen në dush që ishte e vërtetë”.
Dyshja u takuan përsëri dy vjet më vonë për të promovuar filmin, por filluan të takoheshin vetëm pasi Depp u nda me partneren e tij, Vanessa Paradis, me të cilën ka dy fëmijë.
Ish-çifti u martuan në vitin 2015. Heard paraqiti kërkesën për divorc 15 muaj më vonë, duke marrë një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Depp, për të cilin ajo pretendoi se ishte abuzues ndaj saj. Depp i mohoi akuzat, me ekipin e tij ligjor që akuzoi Heardin për “abuzim të pretenduar” për “të siguruar një zgjidhje të parakohshme financiare”.
Pasi Heard anuloi një kërkesë për 50,000 dollarë (47,000 euro) në muaj si mbështetje bashkëshortore, ata u pajtuan jashtë gjykatës, me Heard që mori 7 milionë dollarë (6 milionë euro).
Heard ka thënë se i dhuroi paratë për bamirësi.
Çfarë tha Johnny Depp në dëshminë e tij?
Gjatë ditëve të dëshmive, që filluan më 19 prill, Johnny ka folur më në detaje për fëmijërinë e tij, ku tha se ka qenë i mbushur me abuzim verbal dhe fizik.
Të dy Heard dhe Depp kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë fizike dhe të dy kanë mohuar pretendimet e tjetrit.
Në dëshminë e tij, producenti amerikan tha: “Unë nuk kam arritur kurrë në pikën që të godas Heard në asnjë mënyrë dhe nuk kam goditur ndonjëherë ndonjë grua në jetën time”.
Ai pretendoi se Heard ishte e dhunshme ndaj tij, duke treguar një rast në të cilin preu gishtin pasi aktorja e gjuajti me një shishe vodka.
Pasi u pyet nga ekipi i Heard, Depp gjithashtu sqaroi mesazhet që ia dërgonte miqve duke detajuar përdorimin e tij të drogës dhe alkoolit dhe duke diskutuar aktet e mundshme të dhunës kundër Heardit.
“Ndonjëherë dhimbja duhet të trajtohet me humor – dhe ndonjëherë me humor të errët, shumë të errët”, u shpreh ai.
Aktori diskutoi gjithashtu se si u largua nga filmi i gjashtë i “Pirates of the Caribbean” pas publikimit të shkrimit të Amber.
https://www.youtube.com/watch?v=sP4O66VWR_I&ab_channel=LiveNOWfromFOX
Kush tjetër ka dëshmuar në gjyqin e tyre dhe kush pritet?
Dëshmitarja e parë ishte Christi Dembrowski, motra më e madhe dhe menaxherja e Depp, e cila foli për abuzimin me të cilin ishin përballur kur ishin fëmijë.
“E kuptova se ajo që ndjeva si një model i përsëritur që nga fëmijëria e tij”, tha Dembrowski për marrëdhënien e tij me Heard.
Gjykata dëgjoi gjithashtu gjëra të reja nga Isaac Baruch, miku i fëmijërisë së Deppit, i cili tha se Johnny e lejoi atë të jetonte në një apartament të tij në Los Angeles, ndërsa ishte i fokusuar në punë.
Ai tha se, megjithëse Depp dhe Heard jetonin afër, ai kurrë nuk ka qenë prezent në ndonjë moment midis tyre, duke i quajtur pretendimet e Heard një “gënjeshtër me qëllim të keq”.
Ekipi ligjor i Depp ka thirrur gjithashtu një mjek dhe infermiere që e trajtuan atë për abuzim me substancat dhe pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të debateve mes çiftit, por jo abuzimit fizik.
Psikologia Shannon Curry dëshmoi se ajo ishte punësuar nga ekipi ligjor i Depp për të kryer një vlerësim psikologjik të Heard vitin e kaluar, duke rezultuar në diagnozat e çrregullimit të personalitetit që lidhen me dhunën.
Avokati i Heard në anën tjetër solli dëshmi nga mjekë të tjerë që besonin se ishte viktimë e dhunës në familje.
Tyler Hadden, një nga oficerët e LAPD-së që iu përgjigj një telefonate për dhunë në familje në apartamentin e çiftit në maj 2016, tha se Heard nuk tregoi asnjë shenjë dhune në atë kohë – gjashtë ditë para se të shfaqej në një gjykatë në Los Angeles.
“Vetëm sepse shoh një femër me faqe dhe sy rozë, nuk do të thotë se diçka ka ndodhur”, tha ai në një deklaratë të mërkurën.
Dy oficerë të tjerë dhanë dëshmi të ngjashme.
Avokati i Heard pretendoi se ajo mund t’i kishte mbuluar plagët e saj me grim në një përpjekje për të mbrojtur Depp.
Dëshmitarë të tjerë të mundshëm në listën e Heard përfshijnë Elon Musk, me të cilin Amber thuhet se ishte në lidhje, dhe po ashtu ish-i dashuri i saj, James Franco. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet
Kim Kardashian shfaq fytyrën e saj pa grim dhe ndan momentet e kujdesit për lëkurën
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën