Ekspertja kontabël që ka përllogaritur pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku, është eskperte e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nuk disponon një licensë. Këtë fakt e ka pohuar vetë ekspertja në seancën e së martës, ku ishte e thirrur në cilësinë e dëshmitares nga i pandehuri Frroku.
Greta Drangu pohoi përpara trupit gjykues se është punonjëse e Prokurorisë së Përgjithshme dhe se nuk dipsonon një licensë si eksperte kontabël.
Ajo pohoi gjithashtu se verifikimin e pasurisë së Frrokut e ka bërë në bazë të materialeve që i janë dhënë nga dosja penale dhe më konkretisht nga prokurori që ka hetuar Frrokun. Këto fakte, sipas avokatëve të Frrokut, janë një konflikt i hapur interesi, pasi, sipas tyre, ekspertja kontabël duhet të jetë e pavarur dhe mbi të gjitha, e licensuar.
Për këtë arsye, ata kanë kërkuar një riekspertim kontabël mbi pasurinë e Frrokut, nga ekspertë të pavarur që do të caktohen nga gjykata. Sipas hetimeve të prokurorisë, Mark Frroku nuk justifikon pasurinë e tij në vlerën e mbi 2 milionë dollarëve.
Ndërkohë, në Gjykatën e Krujës, ditën e martë ka nisur procesi ndaj Durim Bamit, i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi. Bami akuzohet në procesin e Krujës për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi./Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'